Thursday, September 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

7 hapa: Si të kujdeseni maksimalisht për flokët tuaj dhe mos t’i dëmtoni?

Mbajtja e flokëve nga gratë për një kohë të gjatë pa u prerë, mund të krijojë rrezikun e këputjes së fundeve të tyre.

Mos prisni vetë balluket tuaja

Nëse ndiqni instruksionet e një videoje në YouTube, duket një ide shumë e mirë, por duhet të tregoheni të kujdesshme që baluket t’i prisni vertikalisht dhe jo horizontalisht. Në rast urgjence, është mirë të shkoni në një parukeri.

Mos i lani flokët shumë shpesh

Flokët nuk duhet t’i lani çdo ditë, në mënyrë që të mos humbni yndyrën natyrale të flokëve. Zakonisht, flokët “e palarë” për një ditë, është shumë më e lehtë të krihen se sa flokët e porsa larë. Për siguri, flokët mund t’i lani me shampo të thatë, e cila është shumë praktike në mëngjes.

Mos përdorni mjete të nxehta në flokë

Kujdes! Nxehtësia i dëmton flokët e njomë, duke i bërë të thatë dhe të këputshëm.

Mos humbni durimin kur të lironi nyjet e krijuara në flokë!  Mos e humbni durimin për të liruar nyjet e krijuara në flokë, duke përdorur krehrin. Përdorni një produkt rigjallërues dhe lirojini flokët me gishta. Prisni disa minuta, pastaj krihini flokët me një krehër me dhëmbë të rrallë.

Mos u tregoni e nxituar kur dilni nga dushi

Meqenëse aktoret e filmave i thajnë flokët me nxitim kur dalin nga dushi, kjo nuk do të thotë se edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Fibrat e peshqirit krijojnë një fërkim që mund t’i dëmtojë flokët dhe të heqë produktet tuaja hidratuese. Nëse nuk keni peshqir me mikrofibra, fshijini flokët lehtë.

Mos e mbani tharësen e flokëve shumë afër flokëve

Që të mos digjen flokët, specialistët rekomandojnë ta mbani tharësen e flokëve larg tyre dhe ta zhvendosni herë-herë, në mënyrë që të mos krijohet nxehtësi e tepërt.

Mos i mbani flokët shumë të gjatë

Mbajtja e flokëve nga gratë për një kohë të gjatë pa u prerë, mund të krijojë rrezikun e këputjes së fundeve të tyre.

Mos e lini pas dore kujdesin e flokëve natën

Nëse flokët trajtohen shumë mirë derisa shkohet në shtrat, përse të mos investohet për një këllëf jastëku prej mëndafshi apo për një kapuç të hollë, në mënyrë që të ruhet hidratimi dhe volumi natyral i flokëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles