Thursday, September 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

‘Ferma Vip’: Nën dritën natyrale, kasti fantastik & batuta organike!

‘Ferma Vip’ nisi transmetimin mbrëmjen e 22 marsit në ekranin e ‘Vizion Plus’, nën drejtimin e Fioralba Ponarit dhe Bes Kallakut.

Surpriza e parë ishte kasti fantastik, me të cilët nisi ky rrugëtim që ka lënë dy takime me publikun, çdo të hënë dhe të premte në ekranin e ‘Vizion Plus’ në orën 21:00.

E përpos kësaj, formati ka nisur transmetimin 24/24 në dy kanale dedikuar në platformën ‘Tring’.

Që prej momentit kur lajmet nisën të qarkullojnë kudo, se ekrani i ‘Vizion Plus’  do të sillte një spektakël të tillë, edhe kureshtja e audiencës ishte shumë e madhe.

Larg zhurmës së zakonshme, nën dritën natyrale, duke përcjellë jetën e vërtetë, pranë kafshëve e në natyrë, ‘Ferma Vip’ sjell për publikun një produkt i cili i ka munguar ekraneve shqiptare.

Në ditët e para, personazhet pjesëmarrës kanë treguar se si kanë bashkëvepruar e jetuar duke u kujdesur për kafshët.

Pa shpërthime glorifikuese, më batuta organike dhe origjinalitet, ‘Ferma Vip’ e ka shënuar kështu suksesin e saj të parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles