Fotto me fustanin e kuq i konfuzuan të gjithë dhe i bënë ndjekësit të mendojnë se ishin si për të treguar se moderatorja, Luana Vjollca po e festonte kështu këtë ditë.
Megjithatë nëse do të shfletoni deri në fund të fotove të saj me fustanin tejet sensual, do të dalloni një shkrim të cilin Luana ia ka dedikuar vetes së saj.
“Gëzuar Shën Valentinin dashuria ime, të dua pafund… Nuk ka si ti. Sa më shumë rritem, aq më shumë di të të dua. Teksa të shoh si përpiqesh cdo ditë e Lufton e nuk ndalon, jam aq krenare për ty… Të premtoj që do të të dua dhe në ditët e tua më të kqija, do kujdesem për ty sic kam bërë përherë kur të gjithë kanë menduar që ti je në ditët e tua më të mira. Ta dua shpirtin e dhembshur që ke për këdo, ta dua mendjen jo djallëzore që ke, ta dua faktin që e mira te kushdo të inspiron dhe të keqen s’ja uron askujt… dhe lutem që këto virtyte mos t’i ndryshosh kurrë pavarësisht sa ligësi të rrethon. T’i dua sytë e mëdhenj dhe të qeshurën tënde se të dyja e pasqyrojnë qartazi shpirtin tënd dhe për në fund ta dua shumë edhe trupin. Boll tani se e teprova. Dedikuar vetes”, ka shkruar moderatorja duke dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm në ditën e dashurisë.





