Vera po afron dhe me siguri edhe impenjimi juaj për të kryer me seriozitet palestrën është shtuar. Megjithatë ka disa gabime që i bëni sapo përfundoni ushtrimet, të cilat i sjellim më poshtë:
1. Harroni të hidratoheni
Shumiça e njerëzve jetojnë përreth një dehidratimit kronik. Ju duhet të pini ujë vazhdimisht. Sa shumë? Përafërsisht 30-35 ml për kg peshë trupore në ditë, plus një shtesë 500-1000 ml për çdo orë ushtrimi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ju djersisni shumë! Qëndroni të hidratuar para, gjatë dhe sidomos pas stërvitjes tuaj.
2. Hani ushqime me një “ bombë” kalorish
Ju nuk mund të mbani një dietë të keqe! Të vetmit njerëz që me të vërtetë mund të hanë “çfarë të duan” janë atletët profesionistë. Ata janë duke u stërvitur për orë e orë në ditë dhe kanë një metabolizëm të ndërtuar si një furre me tuba të nxehtë. Por për pjesën tjetër të njerëzve normalë me punë dhe jetë normale ajo që hamë pasi punojmë është me të vërtetë kritike për arritjen e synimeve tona. Jepini trupit tuaj proteina dhe karbohidratet dhe pak yndyrë të shëndetëshme në mënyrë që të fillojë riparimin e muskujve tuaj dhe rimbushjen me lëndët ushqyese të humbura sa më shpejt të jetë e mundur. Një vakt i shkëlqyer pas stërvitjes do të ishte një fileto me patate të pjekura të ëmbla. Zgjidhni një nga këto në vend të një burgeri gjigand ose diçka tjetër po aq e rëndë dhe e lartë në yndyrë.
3. Nuk bëni stretching pas stërvitjes
Unë e kam thënë dhe e them përsëri, ngrohja juaj dhe ftohja juaj janë pjesë e stërvitjes tuaj. Muskujt tuaj do t’ju përgjigjen shumë më mirë kur t’i trajtoni mirë dhe do të merrni kohë për rikthimin pas stërvitjes. Sidomos kur bëni një stërvitje me intesitet të lartë kjo është një gjë shumë e rëndësishme.





