Sunday, September 24, 2023
More




    Shpejt e shpejt, si të pastroni furçat e ‘makeup-it’?





    Jo të gjithë janë të vetëdijshëm se furçat e ‘makeup’ duhen pastruar dhe të paktë janë ata që kanë durimin për t’i pastruar ato. Megjithatë kjo është diçka e nevojshme për shëndetin e lëkurës suaj.
    Më poshtë ju tregojmë 4 hapat se si të pastroni furçat tuaja të ‘makeup-it’:
    1- Si fillim duhet të zgjidhni pastruesin e duhur për to që të mos dëmtohen. Hidhni pak “Baby Shampo” në dorën tuaj ose në një sipërfaqe të ashpër dhe fërkoni furçat në mënyrë rrethore.
    2- Ashtu si flokët ato kanë nevojë për zbutës që të mos ashpërsohen sepse ndryshe dëmtojnë fytyrën tuaj. Përdorimi i vajit të ullirit do të bënte një punë të mirë.
    3- Pasi i keni pastruar dhe zbutur jepini formën e duhur atyre me anë të duarve tuaja, që më pas ato të jenë në përdorim.
    4- Si përfundim thajini ato sepse mbetjet e ujit do t’i dëmtonin furçat.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img