Sunday, June 23, 2024
More




    5 mënyra si t’i ktheni flokët e shëndetshëm pas pushimeve!





    Shpesh, ne i japim shumë rëndësi kujdesit lëkurën dhe i harrojmë flokët, por, me ndryshimin e stinëve, duhet të ndryshojmë edhe mënyrën e kujdesit për flokët, sidomos gjatë dimrit kur ato priren të jenë më të thatë dhe këputen më shumë.

    Por ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë t’i mbani flokët tuaj gjithmonë të shëndetshëm:

    - Advertisement -

    #1: Lajini flokët dy ose tri herë në javë

    Këshillohet të mos i lani flokët çdo ditë. Në vend që t’i lani flokët çdo ditë, përdorni shampo të thatë dhe flokët tuaj do të duken po aq bukur.

    #2: Mos bëni dush me ujë të nxehtë

    Shmangeni dushin me ujë të nxehtë, sepse ai i dëmton flokët dhe u prish majat e tyre.

    #3: Thajini flokët me peshqir para se të vendosni balsamin

    Po, po, e lexuat mirë! Para se të vendosni balsamin, thajeni pak flokun me peshqir, sepse uji i tepërt në flokë nuk e lejon balsamin të veprojë si duhet dhe për pasojë, nuk i jep atij butësinë e duhur.

    #4: Fillojeni krehjen nga majat

    Gjithmonë përdorni krehër me dhëmbë të gjerë dhe jo furçë dhe bëni mirë ta nisni krehjen nga majat dhe pastaj pjesën e sipërme.

    #5: Mos i thani flokët menjëherë

    Pasi t’i lani flokët, mund t’i mbani 15 minuta të mbështjella me peshqir, pastaj të përdorni tharësen.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img