Që prej eksperiencës në Big Brother Vip, Kiara Tito shprehu dëshirën për të qenë pjesë e Top Channel me një format të sajin.
Lajmet e fundit online thonë se moderatores do t’i besohet moderimi i “Kepi i tundimeve”, i cili do të vijë i rikonceptuar.
Megjithatë vetë Kiara nuk ka konfirmuar ende asnjë lajm.
Kujtojmë se eksperienca televizive për Kiarën, si moderatore nisi në Select, Top Channel.





