Fundjava kësaj here më datat 25-28 Maj i gjeti te gjithë njerëzit në jugun e Shqipërisë, aty ku prej 6 vitesh, zhvillohet si aktivitet “South Outdoor Albania”.
Destinacioni i edicionit të gjashtë të SouthOutDoor është Borshi, ku do të zhvillohen dhjetra aktivitete sportive, mes të cilave pjesëmarrësit mund të zgjedhin.
Në 3 netë të ndryshme nuk do të mungojnë edhe mbrëmjet muzikore të cilat tashmë janë kthyer në traditë për “South Out Door” mes emrave të njohur të muzikës vendase dhe ndërkombëtare, si Mahmut Oran në ditën e premte me Mc Kresha, Lyrical Son, Motel Sazani, Eugent Bushpepa, Amer Doux dhe Vin Veli.
Dita e shtunë do të shoqërohet me muzikë nga Outalndish, Djs from Mars, Goom Gum, Lisa Desormeaux, Boocky, Zaava, Nu Jack, Rea.
Dita e dielë do të shoqërohet me muzikë nga Loeca, Bani D, Rbor, Mickey.
Përveç sporteve përgjatë vijës bregdetare nuk do të mungojnë edhe ato të ajrit, për të gjithë të apasionuarit e sporteve ekstremeve dhe plot adrenalinë.
Ky festival konsiderohet si një mënyrë e mirë e eksplorimit të jugut të Shqipërisë dhe promovimit të turizmit shqiptar.





