Si t’i shpëtoni dhimbjes së takave nga sot e tutje?

0
169

Takat e larta shoqërohen gjithmonë me mundime të shumta nga vajzat. Qëndrimi për një kohë të gjatë mbi to, na shkakton dhimbjen e kyçeve e këmbëve. Megjithatë ka disa mënyra se si mund t’i shmangni këto dhimbje. Ne i sjellim ato më poshtë sipas “Bright Side”:

Materiali i këpucëve
Zakonisht këpucët e bëra me material fallco janë shumë të forta dhe duan shumë kohë të marrin formën e këmbës dhe gishtave. Këpucët më të rehatshme janë ato të bëra me material të shtrenjtë.

Pozicioni i takës
Kushtojini vëmendje gjithmonë pozicionit të takës. Nuk duhet të jetë i përkulur, apo i drejtuar nga brenda ose jashtë. Këto lloj këpucësh ju sjellin shumë probleme dhe prishen shpejtë.


Takat për përditshmëri
Sipas doktorëve, nëse doni të vishni taka gjatë ditës duhet të keni parasysh që gjatësia e takës nuk duhet të kalojë 4 cm. Kjo lloj take është më pak e dhimbshme, pasi pakëson dhimbjet e shpinës gjithashtu. Një tjetër opsion është t’i kushtoni vëmendje largësisë së takës me tabanin. Një largësi prej 6 cm është e sigurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here