Videot e Orindës me Atarën janë ato më të ëmblat në Instagram.
Kësaj here moderatorja ka publikuar një moment me të bijën në shtëpi, e cila buzëkuqet i ka qejf të luajë.
“Çfarë bëjmë ne me atë Atara?”, i drejtohet Orinda, sakaq Atara lyen buzët e buzëqeshur duke e dhënë përgjigjen me veprime.
E kaq ka mjaftuar që të qeshurat të nisin dhe ndjekësit të “fiksohen” pas ëmbëlsisë së vogëlushes.


