Mbrëmjen e djeshme në ekranin e “Klan Kosova” nisi Big Brother Vip Kosova e përveç kureshtjes për personazhet e njohur që do të bëheshin pjesë e shtëpisë së madhe, një moment tjetër që ndjekësit mezi e kanë pritur ka qenë prezenca e opinionistit, Olti Curri.
Batutat e kimia e blogerit me drejtuesit e formatit nuk kanë munguar që në fillim të spektaklit, duke e bërë këtë eksperiencë të re edhe më shumë interesante.
Curri idenitifikohet si një prej profileve me opinionet më reale dhe më të dashur për audiencën shqiptare.
Me batuta, ironi të hollë e me një ton komik, Olti Curri ka prekur çdo situatë të showbiz-it shqiptar dhe jo vetëm!
https://www.instagram.com/p/ClzYYfkI5fJ1myUGcZqE5P77LxlY35tbvDt0Rg0/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

