Me një postim nga studio e “Përputhen”, Bora Zemani ka konfirmuar rikthimin në programin e dashurisë.
“U përputha prapë me Përputhen. Ky do të jetë një dhjetor festiv, me kërcime në @dwts.albania dhe dashuri në @perputhen_tch”, ka shkruar Zemani krah fotove ku ka zgjedhur një kostum të zi në këtë rikthim.
Kujtojmë se Bora e mori sërish drejtimin e emisionit pas largimit të Ori Nebijaj e cila nis mandatin si deputete ne parlamentin e Shqipërisë./beautyfairalbania.al

