Tani mund të blihen atlete Adidas edhe për kuajt

0
201

 

Të gjithë ata që kanë ëndërruar për një palë atlete Adidas ose Nike për kuajt, tanimë mund t’i blejnë. Thjesht duhen mbi një mijë dollarë për të poseduar një palë atlete të tilla të personalizuara. Marcus Floyd, një artist nga Kentucky, e ka nisur zhvillimin e prototipit të atleteve për kuaj si pjesë e një bashkëpunimi me agjencinë VisitLex. VisitLex e ka kontaktuar atë përpara Breeder’s Cup, një seri garash kalërimi të mbajtura në Lexington më 4 dhe 5 nëntor. Floyd kishte përvojë të mëparshme me dizajnimin dhe modifikimin e këpucëve.

Ai ka ndjekur një program intensiv katër-ditor për të mësuar se si të dekonstruktohen dhe rindërtohen atletet. Ndërtimi i çdo grupi këpucësh kërkon deri në 17 orë, sipas Floyd. Ai filloi me blerjen e vetë atleteve. Më pas i zbërtheu, duke i shkëputur me kujdes secilën pjesë përpara se të rimontonte atletet në majë të një çizme mbrojtëse të parapërgatitur për kuajt./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here