Ditët e fundit Instagrami, Facebook dhe WhatsApp kanë hasur disa probleme duke shkaktuar rënien e tyre për disa orë. Aplikacioni i fundit që ka pasur rënie ka qenë Instagrami, i cili jo më larg se dje ka pasur serish problem.
Problemi konstatohet se ka rezultuar të jetë përpërdoruesit e aplikacionit në Evropë, SHBA dhe Japoni.
Një pjesë e përdoruesëve nuk kanë mundur ta përdorin llogarinë e tyre dhe kanë marrë njoftimin: “Llogaria juaj nuk respekton udhëzimet tona të komunitetit. Nëse nuk konfirmojmë llogarinë tuaj, ajo do tëçaktivizohet përgjithmonë”, ndërsa disa të tjerë e kanë pasur të pamundur të shikojnë “storyt” dhe kanë pasur probleme në faqen kryesore të saj.
Menjëherë në rrjetin social të Twitter janë bërë njoftimet e para, se Instagram ishte në një ngërc. Besohet se ky problem ka ardhur pasi Instagram pobën një lloj pastrimi të përgjithshëm për të eleminiuar të gjitha llogaritë e rreme, por gjithashtu po pezullon profilet që janë reale.
Pak ditë më parë, edhe Whatsapp pati problem me përodrimin e tij. Mijëra përdoruesve ju bë e pamundur dërgimi i mesazheve apo komunikimi përmes tij./beautyfairalbania.al

