Me një foto krah Luanës në ambientet e punës, Ardit Gjebrea ka zgjedhur t’i urojë mirëseardhjen mdoeratores në “Tv Klan”.
“Mirë se vjen! @luanavjollca
Duke qënë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë edhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua 😍”, ka shkruar Arditi krah postimit që ka marrë menjëherë shumë komente.
Luana tregoi disa javë më parë se kishte lëvizur nën logon e “Tv Klan”, e fill pas këtij momenti nisën edhe shakatë nga kolegë të saj.
Alketa Vejsiu dhe Ermal Mamaqi vendosën ta komentonin me humor në natën e parë të “Dance With Me” ardhjen e Luanës, ndërsa Gjebrea vendosi ta urojë me këtë postim./beautyfairalbania.al

