Ditën e djeshme u mbajt funerali i Mbretëreshës Elozabeth II.
Nga fotot që qarkulluan në rrjet, ra në sy gjendja e rënduar e anëtarëve të familjes mbretërore.
Momenti që ka tërhequr më shumë vëmendjen, ka qenë ai kur Meghan Markle nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa arkivoli i Elizabeth u nis për në kështjellën Windsor.
Edhe Harry u pa shumë i prekur nga humbja e gjyshes së tij, ndonëse në çdo moment Meghan i ka shtrënguar dorën duke i qëndruar pranë.
Edhe princesha Charlotte u fotografua e prekur për humbjen e stërgjyshes së saj.
Më poshtë ju sjellim disa nga momentet më të komentuara:



