Kim Kardashian u përgjigjet kritikave: “Kam 1 milion talente, por më i miri është marketingu”

0
211

 

Fotot e fundit të Kim Kardashian për “American Dream” kanë nxitur debate dhe kritika të shumta. Piers Morgan, i njohur si gazetar dhe shkrimtar, në një shkrim të gjatë për “The New York Post” ka shkruar se Kim nuk ka lidhje me ‘ëndrrën amerikane’ duke e quajtur atë një ‘makth’.
“Kim Kardashian, një grua pa asnjë talent të dallueshëm, e gjithë karriera e së cilës u bazua në pjesëmarrjen e saj në një kasetë të çuditshme seksi”, shkruante shkrimtari.
Kim nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje.
“Unë mund t’ju listoj një milion talente. Mund të gatuaj mirë, mund t’ju tregoj gjërat më të çuditshme në planet. Por, mendoj se talenti im më i madh është marketingu dhe biznesi, pra të dish se çfarë dëshiron klienti dhe ta bëj atë të ndihet i arrirë”, tha Kim Kardashian për revistën Interview.
Më tej, Kim shtoi se asaj nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët për të.
“Vërtet nuk më intereson se çfarë mendojnë ose thonë njerëzit për mua”, vijoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here