Me disa foto nga Roma, Amarda ka uruar përvjetorin e martesës me Ermalin, marrëdhënie e nisur shumë vite më herët, në hapat e parë të hedhur në televizion.
“Gezuar përvjetorin e marteses dashuria ime, bashkeudhetari im i jetes! @ermalmamaqiofficial
Me ty ne cdo kohe, bashke ne suksese apo sfida ,jeta eshte nje eksperience jashtezakonisht e bukur!
Te Dua!❤️”, ka shkruar Amarda krah momenteve me Ermalin.
Amarda dhe Ermali janë prindër të dy fëmijëve, Xhoel dhe Sia, me të cilët ndajnë shpesh momentet më të bukura.
Prej kohësh Ermali dhe Amarda janë tërhequr nga televizioni, duke u foksuar në bizneset e tyre personale.

