Çanta më e diskutuar e momentit është “Trash Bag” nga Balenciaga. Ajo kap vlerën e 1.790 dollarëve, është e prodhuar me lëkurë viçi me shkëlqim dhe ka formën e një qeseje që përdoret për të hedhur mbetjet. Debutimi i saj u bë në sfilatën e fundit të markës prestigjoze Fall-Winter 2022, Ready-To-Wear. Parisi ishte i pari që pati fatin ta shihte këtë çantë, ndërsa tani, gjithë dyqanet e Balenciaga e kanë produktin gati për shitje. Sigurisht që rrjeti nuk ka pushuar dhe aktualisht komentet për këtë çantë janë kthyer në meme, ose ofendime për stilistët. Disa komentues shprehen se ky prodhim “është tallje” dhe “ofendues” për blerësit. Ndërsa vetë Balenciaga po konsiderohet masivisht “a meme designer”.





