Rezulton se fustanet perfekte të verës për vitin 2022 janë të dekadave të kaluara! Yjet si Zendaya, Natalie Portman dhe Bella Hadid janë shfaqur në tapetet e kuq të verës me veshje elegante që janë perfekte për muajt e ngrohtë.
Pra, stilistët kanë gërmuar në arkiva dhe kanë ringjallur pamjet vintage.
Bella Hadid veshi në Festivalin e Filmit të Venecias në maj, një pjesë e mrekullueshme e dizajnuar nga Karl Lagerfeld, e cila është marrë nga Sielian Vintage.

Sigurisht, të famshmit që veshin vintage në tapet të kuq na rikujtojnë e për disa tendenca që vazhdimisht rikthehen nga epokat e kaluara.
Ndërkohë vetëm javën e kaluar, Natalie Portman veshi gjithashtu një kostum ngjyrë portokalli të zymtë të Claude Montana nga vjeshta/dimri 1991.
Më poshtë, shihni më shumë nga momentet më të mira të modës vintage të verës deri më tani.






