Valbona Selimallari është një ndër imazhet më të bukura në Shqipëri, ku mesa duket për të koha ka ndalur.
Bukuria është një nga ato detajet e skalitura bindshëm thuajse në çdo tipar. Ajo është fanatike e bukurisë natyrale dhe origjinalitetit.
Por e keni parë Valbonën me flokë të shkurtra?
Ditën e djeshme ish-miss Shqipëria kishte postuar një foto ku shfaqet shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.
Valbona shihet me flokë të prera fare shkurt dhe me baluke, model ky mjaft i preferuar dikur.
Fotoja e shkrepur më 1993, tregon edhe njëherë bukurinë e Valbonës, pavarësisht kohës dhe modelit që ajo përqafon.





