Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Maluma lançon linjën e tij të parfumeve dhe ka një mesazh për të gjithë fansat!

2022 deri më tani për këngëtarin e njohur Maluma ka rezultuar shumë i suksesshem. Pas debutimit të tij si aktor në filmin “Marry Me” ku luante krah Jennifer Lopez,  ka lançuar linjën e tij të parfumeve që e ka quajtur “Royality by Maluma”.

Frymëzuar nga kujtimet e tij të fëmijërisë, parfumi që ai ka krijuar përbëhet nga esenca e Cattleya trianae, lule kombëtare e Kolumbisë dhe cdo shishe 30 ml kushton 45 dollarë.

Në një intervistë për “Allure”, Maluma u shpreh se donte të ndante me të gjithë fansat e tij shijet e tij personale përsa i përket aromave.

Në lidhje me emrin “Royalty by Maluma”, këngëtari ka shpjeguar se është një mënyrë për t’u dhënë mesazh njerëzve që ata kanë fuqinë për të sunduar mbi mbretërinë e tyre.

Ylli i muzikës Pop ka qenë fytyra e fushatës së “Versace” për koleksionin e meshkujve “Pranverë/Verë 2022”. Gjithashtu Maluma ishte krah Donatella Versace në Met Gala.

Ylli botëror i muzikës latine do të jetë në mbrëmjen e 14 marsit në Tiranë në kuadër të turit të tij në Europë “Papi Juancho Tour”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles