Peshorja
Peshorja është një ndër shenjat më të përkëdhelura të fatit, edhe pse nuk është kurrë në kërkim të tij. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.
Akrepi
Akrepi i horoskopit duket sikur pickon fatin dhe lumturinë. Pra fati troket gjithmonë në derën tuaj. Kjo gjë ju ka ndihmuar t’ua hidhni paq shumë situatave pa u sforcuar.
Shigjetari
Ia dilni të kaloni me sukses çdo sfidë, çdo situatë të vështirë. Duket sikur fati është gjithmonë në anën tuaj dhe ju mbron gjithmonë.
Bricjapi
Bricjapi është ndër të parat shenja që përballen me pengesat dhe vështirësitë. Për aq kohë sa nuk përfshiheni shumë emocionalisht në këto sfida, do të keni mjaftueshëm fat për t’i çuar në vijën e finishit.





