Me një xhiro të shpejtë në “Instagramin” e Kiara Titos do kuptoni se një nga ngjyrat e preferuara është ajo kafe!
Edhe në episodin e radhës të “Fun Club Dance”, Kiara zgjodhi një fustan ngjyrë kafe, deri në fund të këmbëve.
Megjithatë edhe në vjeshtë apo verë, moderatorja ka zgjedhur fustane apo kostume të ndryshme në këtë ngjyrë.
Kiara na bindi se e kafta nuk ka stinë dhe se ju mund ta alternoni në çdo kohë!






