Sunday, June 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Cilat janë zgjidhjet që ngjyra e flokëve tuaj të zgjasë më shumë?

Përgjigjja e një pyetjeje që vlen miliona dollarë, vjen nga specialistët: “Nëse duhet t’i lash flokët me shampo më shumë se një herë, varet gjithmonë nga lloji dhe sa të përshtatshëm i ke flokët për të përballuar larjen e shpeshtë, pra varet nga personi”, – është shprehur stilistja e flokëve, Valerie Alessandro. “Ne të gjithë kemi tipa flokësh të ndryshëm, ndaj edhe përdorim produkte të ndryshme për larjen, zbutjen dhe shkëlqimin e tyre. Për të ruajtur sa më gjatë ngjyrën, këshilla e parë është të pyesësh parukieren tënde të të sugjerojë shampon për të cilën ke nevojë, pra shampon që i duhet flokut tënd. Është e njëjta gjë si edhe doktori që të jep recetën pas përcaktimit të diagnozës”, – thotë ajo.

Numri i herëve që duhet t’i lash flokët në javë varet nga lloji i flokëve.
“Njerëzit me flokë të rëndë, mund t’i lajnë një herë ose dy herë në javë”, – thotë Alessandro. “Njerëzit me flokë të hollë mund t’i lajnë çdo ditë ose një herë në dy ditë. Shumë prej udhëzimeve të shishes së shampoos tregojnë edhe sa herë duhet përsëritur larja, por duke u nisur gjithmonë nga lloji i flokut. Kur i lan flokët, duhet të shtosh shumë ujë në mënyrë që flokët të shpëlahen mirë dhe të mos kenë asnjë shenjë yndyre. Nëse nuk janë pastruar si duhet, atëherë duhet të përsëritësh edhe një herë larjen.
Nëse je e sigurt se duhet t’i lash edhe një herë të dytë, duhet ta bësh në një kohë shumë të shkurtër, në mënyrë që shampo të mos mbetet në flokë dhe t’i yndyrosë edhe më shumë ata”./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles