“Automotive Fair Albania” realizoi edicionin e tij të dytë më datë 26 deri më 29 tetor.
Ky aktivitet erdhi për herën e dytë me mbështetjen e ministrisë për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor, me qëllim promovimin e industrisë së automobilave drejt krijimit të një ekosistemi të shëndetshëm, të zhvilluar dhe të qëndrueshëm përmes qasjeve bashkëpunuese të qeverisë dhe palëve të interesuara për të arritur këtë zhvillim.
Në 3 ditë kryeqyteti mori ngjyrat më të bukura të vjeshtës dhe solli një atmosferë tjetër duke i dhënë kështu mundësinë qytetarëve të shijojnë aktivitete bashkëkohore dhe modern, gjithmonë me qëllimin për të krijuar një ekosistem sa më të shëndetshëm.





