Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Elsa Lila do të vijë me një koncert recital në pallatin e Kongreseve.
“Finalmente Elsa” është titulluar koncerti i cili do të mbahet me një bandë live duke sjellë për mbarë dëgjuesit emocione, kujtime dhe shumë nostalgji me magjinë që vetëm Elsa di ta transmetojë kur këndon.
Recitali do të vijë më 1 nëntor për të gjithë adhuruesit fanatikë të artistes shqiptare, ndër vite.
Kujtojmë se Elsa u rikthye një vit më herët në festivalin e fundvitit me këngën dedikuar vajzës së saj, e me siguri ajo performancë emocionuese nuk do të mungojë edhe gjatë koncertit që pritet të bëjë bashkë të gjithë dashamirësit e këngëtares Elsa Lila.





