Orët e fundit, Instagrami është mbushur nga postimet e Dafina Zeqirit, me të supozuarin, të dashurin e ri të saj.
Mediat online kanë publikuar disa momente ku këngëtarja shfaqet duke përqafuar dikë tjetër, ndonëse kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është në një lidhje me personin në video.
Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek i dhanë fund lidhjes së tyre pak javë më parë pa zbuluar shumë detaje.
Megjithatë në mediat rozë u përfol se shkak u bë fakti se Dj Geek nuk ishte gati të zgjeronte familjen.





