Ngjyra e bardhë mbetet e preferuara e të gjithëve për verën, jo vetëm sepse na jep freski, por dhe sepse nxjerr më në pah ngjyrën e plazhit që kemi marrë.
Këmishat e bardha, fundet e gjatë, fustanet njësh pas trupit janë disa opsione “must” për këtë verë.
Edhe modelet e veshjeve të punuara do të jenë kryefjalë e këtyre muajve të nxehtë.
Pra nëse blerjet tuaja s’kanë nisur ende, e dini se në çfarë ngjyre duhet të blini?






