Tuesday, October 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Këto ushqime i rikthejnë shkëlqimim lëkurës suaj!

Njollat kafe janë të njohura ndryshe si njollat e plakjes së lëkurës. Pavarsisht se të padëmshme, ato mund të ndikojnë në pamjen tuaj të jashtëme dhe të kthehen në një stres të përditshëm.

Krijimi i tyre mund të vijë nga plakja, stresi, njollat  e shtatzanisë, mungesa e vitaminave në trup apo të jenë gjenetikisht të trashëguara.

Gjithsesi pavarsisht shkakut të krijimit të këtyre njollave, aleati i tyre kryesor është ekspozimi i pambrojtur në diell.

Po ashtu, te njerëzit me një tonalitet të hapur lëkure të cilët ekspozohen për kohë të gjata nën rrezet e diellit.

Rrezet ultra violet aktivizojnë prodhimin e melaninës në trup dhe pjesët më delikate të lëkurës do të kenë tendencën të dëmtohen.

Duke nxitur kështu hiperpingmetimin e saj e për pasojë do të krijohen njollat kafe.

Njollat që shfaqen në fytyrë janë ato më shqetësueset pasi fytyra ekspozohet gjatë gjithë vitit në diell.

Në rastin e njollave kafe ky kontakt i vazhdueshëm, i përditëshëm mund të ndikojë në përhapjen e tyre.

Mungesa e vitaminës C është një nga arsyet kryesore pse trupi juaj krijon kushtet e përshtatshme për t’u krijuar këto njolla.

Përfshini në regjimin tuaj ushqimor, fruta dhe perime që kanë sasi të larta të kësaj vitamine siç janë:

Kivi

Limoni

Portokalli

Spinaqi

Specat e kuq

Bizelet

Domatet

Lulelakra

Rrushi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles