Njollat kafe janë të njohura ndryshe si njollat e plakjes së lëkurës. Pavarsisht se të padëmshme, ato mund të ndikojnë në pamjen tuaj të jashtëme dhe të kthehen në një stres të përditshëm.
Krijimi i tyre mund të vijë nga plakja, stresi, njollat e shtatzanisë, mungesa e vitaminave në trup apo të jenë gjenetikisht të trashëguara.
Gjithsesi pavarsisht shkakut të krijimit të këtyre njollave, aleati i tyre kryesor është ekspozimi i pambrojtur në diell.
Po ashtu, te njerëzit me një tonalitet të hapur lëkure të cilët ekspozohen për kohë të gjata nën rrezet e diellit.
Rrezet ultra violet aktivizojnë prodhimin e melaninës në trup dhe pjesët më delikate të lëkurës do të kenë tendencën të dëmtohen.
Duke nxitur kështu hiperpingmetimin e saj e për pasojë do të krijohen njollat kafe.
Njollat që shfaqen në fytyrë janë ato më shqetësueset pasi fytyra ekspozohet gjatë gjithë vitit në diell.
Në rastin e njollave kafe ky kontakt i vazhdueshëm, i përditëshëm mund të ndikojë në përhapjen e tyre.
Mungesa e vitaminës C është një nga arsyet kryesore pse trupi juaj krijon kushtet e përshtatshme për t’u krijuar këto njolla.
Përfshini në regjimin tuaj ushqimor, fruta dhe perime që kanë sasi të larta të kësaj vitamine siç janë:
Kivi
Limoni
Portokalli
Spinaqi
Specat e kuq
Bizelet
Domatet
Lulelakra
Rrushi





