Pas puthjes së shkëmbyer mes Kejsit dhe Kristit mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip”, Sabiani ka vendosur të fshije nga Instagrami të bijën.
Në këtë mënyrë, këngëtari ka treguar se nuk e mbështet të bijën për romancën e lindur me Kristin.
Më herët ai ka ndarë edhe një status në llogarinë e tij duke e quajtur Kristin “çapaçul”, që luan me dy porta.
Ndërsa jo me larg se dje, Kejsi ka shprehur në lojën me radio se ka nevojë për aprovimin e babait për të vazhduar raportin me Kristin.

