Në një intervistë për “Ftesë në 5”, Pirro Beati ka rrëfyer të pathënat e eksperiencës së tij në Big Brother Vip.
Fotografi tregoi se nuk i pëlqente shikimi i Oltës, sakaq tha se Luizi nuk bënte intriga dhe se ishte i drejte me lojën që bënte.
Pirro shtoi se Dea iu afrua duke e ngacmuar disa herë, por ai nuk kishte interes.
Beati u shpreh se Luizi është ndryshe nga çfarë e përceptojnë jashtë, nuk bën skema lojërash dhe t’i thotë gjërat në sy. E ndryshe nga banorët e tjerë e takoi kur ai hyri në shtëpi.

