Me një foto, Klea Huta zbuloi se si ka qenë dita e parë e çerdhes për Kridin së bashku me Elgitin.
“Më në fund në çerdhe, por që zgjati vetëm 20 minuta”, ka shkruar moderatorja krah fotos ku shfaqen të tre familjarisht.
Huta ka publikuar hera herës edhe momente me Kridin duke kënduar në makinë e duke diskutuar, duke e bërë kështu kohën me të më të vyerën!
Në intervista të mëparshme Klea ka treguar se radhën e ka dasma me Elgitin e se për ardhjen në jetë të një fëmije tjetër, do duhet të presin edhe pak.

