Përmes një video, fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha ka ndarë pozat e fundit përpara aparatit të Xhesika Berberit, modeles e cila ka pozuar me fustanin e bardhë.
Xhesika shihet me një grim minimalist dhe fustanin elegant, duke bërë që kushdo që i sheh këto zgjidhje, të frymëzohet.
Vetë Fadili ka zbuluar se këto foto janë kapur për koleksionin e dasmae, duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër.
Kujtojmë se ashtu si Berisha, edhe Xhesika jeton prej disa kohësh në shtetet e bashkuara të Amerikës, ku ndjekin karrierat përkatëse!

