Diskutimet në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë vazhduar e deklarata e fundit e Oltës ka marrë jo pak vëmendje.
“Luiz Ejlli është i lindur për këtë format”, është shprehur aktorja kundrejt Amosit, duke shtuar se ai po e bën rrëmujë gjithë shtëpinë dhe se asnjë tjetër s’po e bën atë që bën ai.
Amos ka pohuar se nuk dëshiron ta bëjë atë gjë.
Nga ana tjetër Luiz i është përgjigjur me humor gjithë ngacmimeve të Oltës se ai është i dobët pa Kiarën.

