Modelja e njohur, Aurela Hoxha është bërë sërish nënë!
Ajo është bërë mami e një vajze kësaj here dhe lajmin e ka konfirmuar fotoja e fundit e modeles në Instagram.
Ajo ka ndarë një foto me buqetat me lule që i kanë ardhur, për ta uruar për lindjen e së bijës, teksa fotoja me shumë gjasa është bërë në spital.
Aurela ka zgjedhur ta mbajë larg rrjeteve sociale jetën e saj private duke e fokusuar vëmendjen vetëm tek puna dhe brandi i saj.
Megjithatë këto momente të ëmbla nuk shpëtuan as kësaj here pa marrë vëmendjen e miqve virtualë!/beautyfairalbania.al

