Zërat se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre, e bezdisi jo pak dyshen e cila ka zgjedhur të reagojë rrallë herë rreth lajmeve të shkruara.
Megjithatë Xhensila publikoi një moment me këngën “Çelësi i zemrës” duke puthur Besin në një prej koncerteve të saj, shoqëruar me deklaratën: Të dua me gjithë shpirt.
Edhe miku i ngushtë i Kallakut, Krist Prenga ka ndarë disa momente me shokun e tij dhe familjen e tyre.
“Binjaku. Me gruan e binjakut. Edhe cuca e binjakut”, ka shkruar boksieri krah postimeve ku duket se Besi dhe Xhensila po shijojnë fundvitin me njëri- tjetrin.
Edhe njëherë dyshja dhe miqtë pranë tyre kanë hedhur poshtë lajmet e ndryshme, duke ndarë momente shumë të gëzuara dhe të qeta me njëri- tjetrin./beautyfairalbania.al


