Çantat që duhet të ketë çdo vajzë në garderobë!

0
222

Nëse do të pyesnim se cili është aksesori më i rëndësishëm për një grua, me siguri mendja do t’ju shkonte tek çanta. Zonjat apo zonjushat mund të kenë më shumë se dy çanta në dollapin e tyre, por ka dhe nga ato që mund t’u gjesh nga një çantë në çdo cep të shtëpisë. Pavarësisht nëse keni pak apo shumë çanta në gardërobë, nëse e keni vënë re, ju përdorni vetëm disa prej tyre dhe pjesa tjetër mbetet vetëm për raste. Ato që ju nevojiten janë vetëm këto çanta thelbësore, që do t’i keni në dollap për çdo rast.
Çanta e përditshmërisë

Kjo është çanta që bëhet pjesë e pandashme e juaja. Në varësi të punës apo të aktivitetit ditor që keni, mund të zgjidhni çantë të vogël, mesatare ose të madhe. Sigurohuni që të zgjidhni një ngjyrë që do të përshtatet me ngjyrat e rrobave tuaja të përditshme.

Çantë ‘Cross Body’

Ky stil do t’ju japë një liri të madhe gjatë lëvizjes. Duket më mirë sesa një çantë shpine. Zgjidhni atë që nuk është shumë e rëndë dhe me gjatësi mesatare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here