Përmes një fotoje tejet artistike, Xhensila ka sjellë festat e fundvitit së bashku me familjen e saj, Besin dhe Ajkën.
“Jeta është e shkurtër, kaloje atë me familjen tënde, qesh dhe ndjehu i dashur”, ka shkruar këngëtarja krah postimit ku shfaqen familjarisht të veshur në ngjyrë të zezë.
Pak ditë më parë ajo uroi publikisht edhe ditëlindjen e Besit duke treguar se marrëdhënia e tyre ka ulje ngritjet e veta, por përmes dashurisë kanë arritur të superojnë gjithçka.

