Një mbrëmje ku luksi nuk ishte thjesht një detaj, por një gjuhë më vete. Pallati i Brigadave u shndërrua në skenën e një feste madhështore, ku parfumeria artistike, arti dhe eleganca u ndërthurën për të shënuar një moment të veçantë: 10-vjetorin e shtëpisë franceze të parfumerisë Marc Antoine Barrois.
Një event që solli në Tiranë atmosferën e rafinuar të luksit francez, duke i dhënë aromave një dimension përtej të zakonshmes. Shtëpia e njohur e parfumerisë artistike vjen ekskluzivisht në Shqipëri përmes Maison de Parfum Tirana, nga Alda Prodani.
Në një ambient ikonik si Pallati i Brigadave, kjo mbrëmje u kthye në një festë të vërtetë të estetikës dhe finesës, duke dëshmuar se parfumi nuk është vetëm një aromë, por edhe një formë arti, identiteti dhe emocioni.

