Marrëdhënia e tyre vijon të ngjallë kuriozitet, ndërsa një postim i fundit në rrjetet sociale ka rikthyer pikëpyetjet: A janë ende bashkë Albani dhe Ana e “Për’puthen”?
Ka qenë Albani ai që ka tërhequr vëmendjen me rastin e ditëlindjes së Anës, duke ndarë një postim në Instagram, ku i ka dedikuar fjalët: “Gëzuar ditëlindjen, përputhja ime”.
Në fotografinë e publikuar, dyshja shfaqet e kapur për dore, brenda një zemre të dekoruar me trëndafila të kuq. Të dy kanë zgjedhur të vishen me të zeza, duke e bërë edhe më romantik këtë moment.
Ky urim nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, sidomos pas pikëpyetjeve që kanë shoqëruar raportin e tyre kohët e fundit. Mbetet për t’u parë nëse ky postim është një konfirmim se historia e tyre e dashurisë vazhdon, apo thjesht një gjest i veçantë në ditën e lindjes së Anës.

