Çfarë i tha Gjesti për partnerin? Blerina rrëfen bisedën me të vëllain

0
13
Screenshot

Motra e këngëtarit të njohur Gjesti, Blerina, dhe partneri i saj, Atdheu, ishin të ftuar në ATV, ku folën për historinë e tyre të dashurisë dhe njohjen që tashmë është bërë publike.

Gjatë bisedës me moderatoren Blerona Zeqiri, Blerina zbuloi një detaj interesant, duke treguar se Gjesti ishte personi i parë nga familja të cilit i kishte rrëfyer për njohjen e saj me Atdheun.

Ajo tregoi se vëllai i saj ishte në dijeni të kësaj historie që nga fillimi, madje zbuloi edhe fjalët që ai i kishte thënë kur kishte mësuar për njohjen.

“Gjesti më tha: ‘Çka do që bën, është vendim i yti, veç nuk dua me të pa të lëndume. Ti e di çka është mirë për ty. Edhe takimi le të bëhet, po kqyre mirë qysh është si person’”, rrëfeu Blerina.

Sipas saj, Gjesti e kishte mbështetur që në fillim, duke respektuar vendimin e saj, por njëkohësisht duke i kërkuar të ishte e kujdesshme dhe të mos nxitonte në njohjen me partnerin.

Blerina zbuloi gjithashtu se prindërit e saj kishin mësuar për lidhjen më vonë, ndërsa Gjesti kishte qenë i pari që e kishte ditur për historinë e dashurisë mes saj dhe Atdheut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here