Ana dhe Albani kapen mat në një klub nate në Tiranë! Fotot që ngrenë dyshime për afrimitetin mes tyre

0
3
Screenshot

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Darling Media ka tërhequr vëmendjen, duke rikthyer në qendër të diskutimit raportin mes Anës dhe Albanit, dy konkurrentëve të njohur të “Për’puthen”.

Të dy janë fotografuar së bashku në një prej klubeve të natës në Tiranë, larg kamerave dhe ambienteve të emisionit. Në foton e publikuar, Ana shfaqet shumë pranë Albanit, duke e përqafuar, ndërsa atmosfera e klubit dhe afrimiteti mes tyre kanë ngjallur menjëherë kureshtje.

Kjo foto vjen pas deklaratave të mëparshme të Anës, e cila kishte pranuar se ishte takuar një herë me Albanin në një ditëlindje, por kishte mohuar që mes tyre të kishte ndodhur diçka më shumë.

Nga ana tjetër, edhe Albani ka bërë deklarata në emision, duke treguar se kishte ardhur për Anën.

Por a ka diçka më shumë mes tyre sesa ajo që kanë pranuar deri më tani? A është ky thjesht një takim mes dy miqsh apo mes Anës dhe Albanit ka lindur një afrimitet që ende nuk duan ta bëjnë publik?

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse dy protagonistët do të reagojnë dhe do të zbulojnë më shumë për raportin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here