Një mik si Aleksandër Gjoka! Telefonata kurth e Redon Makashit dhe reagimi i këngëtarit

0
12

Redon Makashi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku bisedoi për jetën personale dhe karrierën e tij.

Gjatë intervistës, këngëtari foli edhe për Elton Dedën dhe Aleksandër Gjokën. Të tre artistët njihen së bashku si “Tre Musketjerët”.

Luiz Ejlli e pyeti se cili prej dy kolegëve do t’i përgjigjej menjëherë një telefonate. Makashi zgjodhi Gjokën, të cilin e quajti Sandri. Sipas provës së propozuar, ai duhej ta telefononte dhe t’i thoshte se makina e kishte lënë në Kashar.

Gjoka iu përgjigj telefonatës pa vonesë. Pasi e përshëndeti, Makashi i tha se makina i kishte mbetur pranë Kavajës, se nuk e dinte çfarë problemi kishte dhe e pyeti nëse mund të shkonte ta merrte. Gjoka pranoi dhe e pyeti ku ndodhej.

Makashi i tha se kjo ishte gjithçka që donte të dëgjonte prej tij. Gjoka e pyeti nëse po bënte humor, ndërsa Luizi i tha: “E kalove testin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here