Një tjetër krizë duket se ka përfshirë ish-çiftin e Big Brother VIP Albania!
Brikena është zhdukur nga Instagrami i Mateos, ndërsa ky i fundit ka fshirë të gjitha fotografitë me të, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një ndarje të re mes tyre.
Pas një historie të mbushur me afrime, ndarje dhe ribashkime, duket se këtë herë tensionet kanë marrë një tjetër drejtim.
Sipas burimeve për mediat debatet mes dyshes kanë vazhduar dhe shkak kryesor i përplasjeve dyshohet të jetë xhelozia.
Unfollow, fotografi të fshira dhe heshtje në rrjetet sociale… A është kjo kriza që do t’i japë fund përfundimisht historisë së Brikenës dhe Mateos?

