Modelja dhe ish-Missi, Agnesa Vuthaj, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Live me Luizin”, ku ndau me publikun disa momente nga jeta e saj pas ardhjes në jetë të bebit.
Gjatë bisedës, Agnesa foli për ndryshimet në përditshmërinë e saj dhe përkushtimin që tashmë i kushton tërësisht mëmësisë.
“Unë tani e kam më të freskët. Unë mbase për shumë vite kam pasur rutinën time, tani i jam përkushtuar 100% bebit. Kur shoh veten tani në pasqyrë, më pëlqen shumë më shumë vetja me statusin e nënës”, u shpreh Agnesa.
Me këto fjalë, modelja tregoi se përjetimi i mëmësisë ka sjellë një dimension të ri në jetën e saj, duke e bërë të ndihet edhe më mirë me veten në këtë etapë të re.

