Agnesa Vuthaj zbulon emocionet e mëmësisë: Nuk jam ndier kurrë më mirë me veten se tani

0
13
Screenshot

Modelja dhe ish-Missi, Agnesa Vuthaj, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Live me Luizin”, ku ndau me publikun disa momente nga jeta e saj pas ardhjes në jetë të bebit.

Gjatë bisedës, Agnesa foli për ndryshimet në përditshmërinë e saj dhe përkushtimin që tashmë i kushton tërësisht mëmësisë.

“Unë tani e kam më të freskët. Unë mbase për shumë vite kam pasur rutinën time, tani i jam përkushtuar 100% bebit. Kur shoh veten tani në pasqyrë, më pëlqen shumë më shumë vetja me statusin e nënës”, u shpreh Agnesa.

Me këto fjalë, modelja tregoi se përjetimi i mëmësisë ka sjellë një dimension të ri në jetën e saj, duke e bërë të ndihet edhe më mirë me veten në këtë etapë të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here