Brunilda Lahe i rikthehet bankave të universitetit pas 18 vitesh: Kur ka dëshirë dhe vullnet, nuk është kurrë vonë

0
11
Screenshot

Brunilda Lahe ka vendosur të nisë një aventurë të re në jetën e saj, duke iu rikthyer studimeve universitare pas plot 18 vitesh.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale vendimin e saj për të sfiduar veten dhe për të realizuar një dëshirë që e kishte shtyrë prej kohësh.

Përmes një postimi, Lahe ka treguar se ka ardhur momenti për të marrë një tjetër sfidë, duke dëshmuar se mosha apo koha që ka kaluar nuk janë pengesë për të ndjekur ëndrrat.
“Ka disa vendime që i shtyjmë për 18 vite. Por kur është dëshira dhe vullneti, më mirë vonë sesa kurrë. Ju tregoj aventurën time të re, kështu vendosa ta sfidoj veten!”, shkruan ajo.

Një vendim që vjen si një mesazh motivues për të gjithë ata që kanë lënë pas dore ëndrrat apo synimet e tyre, duke u kujtuar se për të nisur diçka të re nuk është kurrë vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here