Sara Gjordeni dhe reperi Bardhi kanë një arsye të veçantë për të festuar. Çifti feston dyvjetorin e lidhjes së tyre, ndërsa nuk kanë munguar dedikimet romantike në rrjetet sociale.
Ka qenë Sara ajo që ka ndarë disa fjalë emocionuese për partnerin, duke publikuar një fotografi me buqetën e madhe me lule që ka marrë prej tij.
“Dy vite që akoma s’kam nxjerrë ID-në me mbiemrin tënd. Të dua, bricjap nevrik, këtë përvjetor e deri tek i fundit”, shkruan ajo me humor dhe dashuri. Sara zbulon gjithashtu se edhe vajza e tyre, Nea, ka marrë lulet e saj, duke e bërë festën edhe më të veçantë.
Nga ana tjetër, edhe Bardhi ka zgjedhur t’i shprehë dashurinë partneres përmes një dedikimi të shkurtër, por plot ndjenjë, krahas buqetës së madhe me lule: “Përjetësisht i bekuar që të kam ty. Të dua”.

